Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i ftuar në ‘Frontline’ në ‘News24’ se Ilir Meta bën mirë që kthehet në politikën aktive.

Ai tha se të gjithë bashkë në 7 korrik mund të arrijë të fitojë opozita pushtetin. Mes të tjerash Këlliçi mohoi edhe disa lajme ku flitej për ftohje të tij me zotin Berisha.

Do bashkëpunonit me Ilir Metën?
Nëse ka mbështetje më të madhe se sa PD, i bie që po. Por primatin e opozitarizmit në këtë vend e ka PD. Që Ilir Meta kthehet në politikë aktive, është e drejtë, bën mirë që kthehet. Me gjithë kontributin dhe dritëhijet. Duhet të jemi të gjithë bashkë në 7 korrik. Vetëm nuk fitojmë dot. Në 25 prill të vitit të kaluar kemi marrë mbi 6 mijë vota. Na duhen edhe 70 mijë vota të tjera. Do na duhen dhe 100 mijë vota, dhe për këtë s’kam asnjë kompleks të bashkohemi. Ftoj çdo qytetar që të vijë në protestë, për të ardhmen e këtij vendi.

A ka një ftohje me Berishën?
zero! Është një spinof i bërë nga mediat. Nga ata që tentojnë të mbajnë diversionin gjallë në PD. Zoti Berisha njihet për një gjë, për vendimet e tij që i shkon deri në fund. Bashkëpunimi me Berishën është i shkëlqyer. Edhe zonja Kokalari mirë ka bërë që ka qenë në foltoret e Berishës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb