TIRANË

Pak ditë pas kthimit të buxhetit 2021 në Kuvend për shqyrtim, Presidenti i Republikës Ilir Meta thekson se ky buxhet nuk ka një plan të qartë për mbrojtjen e biznesit nga pasojat e COVID-19.

Sipas tij, biznesi i vogël është rënduar nga taksa dhe tarifa të larta duke përcaktuar dhe zërat.

“Buxheti 2021 NUK KA një plan të qartë për MBROJTJEN E BIZNESIT nga pasojat e COVID-19.
Biznesi i vogël, është RËNDUAR nga TAKSA DHE TARIFA TË LARTA dhe NUK është lehtësuar për të përballuar:
– Koston e energjisë elektrike
– Të ujit dhe shërbimeve të tjera
– Koston e pagesës së qirasë së ambienteve”, deklaron Presidenti Meta.

Meta Fb
Meta Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb