Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka cituar një shprehje të Presidentit të SHBA, Franklin D. Roosvelt teksa sot shënohet përvjetori i lindjes së këtij të fundit.

“Në demokraci liria rrezikohet nëse populli toleron rritjen e pushtetit personal deri në pikën kur ai bëhet më i fortë se vetë shteti demokratik. Në thelb ky është fashizëm: kapja e qeverisjes nga një individ, nga një grup, a çfarëdo kontrolli nga pushteti privat.”- thoshte Roosvelt.

Meta këtë e cilëson një mesazh të mençur e fuqishëm për çdo epokë që na fton për reflektim.

 

STATUSI NGA ILIR META

Një mesazh i mençur, i fuqishëm, aktual për çdo epokë dhe që na fton për reflektim, nga Presidenti i SHBA, Franklin D. Roosvelt, sot në përvjetorin e Tij të lindjes. ?????

“Në demokraci liria rrezikohet nëse populli toleron rritjen e pushtetit personal deri në pikën kur ai bëhet më i fortë se vetë shteti demokratik. Në thelb ky është fashizëm: kapja e qeverisjes nga një individ, nga një grup, a çfarëdo kontrolli nga pushteti privat.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb