TIRANË

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas dekretimit të tre anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Ambasadorja Kim shkruan në “Twitter” se mirëpret emërimin dhe se është një hap i rëndësishëm dhe pozitiv që duhet të vazhdojë.

“Ne e mirëpresim emërimin nga Pres. @ilirmetazyrtar
prej 3 anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë – një hap i rëndësishëm dhe pozitiv që duhet të vazhdohet deri në fund. Tani, ne duhet të mbështesim gjyqtarët në mënyrë që ata të mund të shërbejnë drejtësi për të gjithë njerëzit e Shqipërisë”, shkruan ambasadorja Kim.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar 3 emrat e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Bëhet fjalë për Sokol Sadushajn; Ervin Pupen si dhe Ilir Panda.

Yuri Kim
Yuri Kim

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb