TIRANE

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me gradën madhore, “Gjeneral Major”, gjeneral brigade Bajram Begaj.
Begaj, i cili nga sot me firmë të Presidentit të Republikës gradohet me titull “Gjeneral Major”, mban detyrën e Komandantin të Doktrinës dhe Stërvitjes.

Whatsapp Image 2020 07 03 At 2.56.22 Pm
bajram begaj

Kush është Gjeneral Major Bajram Begaj

Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer:
“Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen”, në Shqipëri;
“Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë”, në Shqipëri;
“Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji”, në Shqipëri;
“Kursin e menaxhimit spitalor” dhe “Kursin e lidershipit mjekësor strategjik”, në SHBA;
“Specializimin në fushën e mjekësisë” dhe “Kursin e Shëndetësisë”, në Greqi.
Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.
Ai ka kryer detyra të ndryshme si:
Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes,
Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT,
Drejtor i Spitalit Ushtarak,

Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb