Gazetari Genci Burimi, i ftuar përmes një lidhje “Skype” në rubrikën “Opinion”“News 24”, komentoi zhvillimet e fundit në vend.

Ai tha se mazhoranca kërkon shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, në mënyrë që të ketë dritën jeshile për të formuar qeverinë e re në muajin shtator. Sipas Burimit, Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha nuk kanë çfarë të humbasin, ndaj sipas tij, po i kundërpërgjigjen në çdo mënyrë akuzave të ngritura.

Gazetari nënvizoi se vendi është pranë çeljes së negociatave në Bashkimin Evropian, por sipas tij, e gjitha varet nga opozita e cila fillimisht duhet të njohë zgjedhjet. Në të kundërt, sipas gazetarit, ky zhvillim do të jetë shumë i vështirë.

“Mazhoranca do të fitojë kohë e të ndajë shapin nga sheqeri për muajin shtator. Ata kanë frikë se Meta President mos i jep dritën jeshile Ramës për të nisur mandatin e tretë. Është momenti më i volitshëm për mazhorancën për të larguar Metën, e kështu e ka rrugën e hapur për shtatorin. Besoj që mazhoranca me këtë akt i bën qejfin aleatëve amerikanë. Në shumë vende të Evropës, Presidentët kur japin ngjyra ndryshe nga ai që është qeveri, bëjnë politikë. Prandaj nuk duhet lënë situata të degradohet në këtë pikë. Në asnjë moment kundërshtari të jetë në këtë pikë, ku nuk ka çfarë të humbasë, sepse bëhet i rëndësishëm. Nuk ka pasur interes politika shqiptare, për t’u marrë me Metën dhe Berishën para hapjes së negociatave.

Ata mbetet të thuhet që janë shërbëtor në shërbim të Rusisë apo Kinës, por askush nuk e ha këtë gjë. Ata prandaj nxjerrin tezën e pavarësisë së Shqipërisë, më duket reagim normal, në kushtet që janë sot Meta dhe Berisha ku nuk kanë asgjë çfarë të humbasin.

Në një farë mënyre i bie që amerikanët e kanë parashikuar që ata do e fitonin. Nëse Rama s’do e fitonte si do të shkonte vendosja e Metës dhe Berishës në listën e zezë. Meta dhe Berisha po mbrohen pa kompromis. Kjo është luftë politike, larje hesapesh ka kudo. Mua më shqetëson që neve si komb na intereson hapja e negociatave”, tha Burimi.

Qëndrimi Evropian në prag të hapjes së negociatave. Lamë partinë Demokratike larg këtij ekuacioni. Si e shikoni garën, prisni ndryshime?

Genc Burimi: Jo, nuk besoj. Po ndodhi ndryshimi Berisha dhe Basha nuk kanë më fatin në dorën e tyre, pasi fituesi i ardhshëm i PD përtej Bashës do të ishte i shantazhueshëm në duart e amerikanëve. Edhe Basha është i shantazhueshëm, mbaj mend lobimin me paratë ruse.

Genci Burimi: Unë i bëra një pyetje Edith Harxhit dhe e pyeta i njeh zgjedhjet apo jo. Ajo tha po, duke njohur zgjedhjet hy në lojën e amerikanëve. Në logjikën e Berishës, po u njohën zgjedhjes, humbi davaja. Reforma në Drejtësi vihet në duart e një koalicioni PD-PS kundër atyre që ia vendosën shkopinjtë në rrota asaj. Berisha nuk ka besim, veç Bashës, që ai që do të vijë në krye të PD, të arrijë kompormis dhe të hetojë Berishën, t’i dalë kundër. Ai do ta mbajë PD, sepse ka 60 deputetë, brenda një qeverie.

Një PD në duart e Berishës mbetet një forcë e madhe negociuese e Berishës.
Teksa diskutohet çelja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendet e mëdhaja janë më dashamirës karshi nesh?
Genci Burimi: Është e vërtetë. Sot u arrit ajo që deshi presidenca franceze para disa vitesh, donte hapje negociatash. Procesi i ri i hapjes së negociatave, KE, pranoi hapjen e negociatave në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, pritet Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Mbetet nëse do të hapen negociatat vetëm për Shqipërinë, apo do të pritet që Bullgaria të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Opozita ka si kusht të mos bëjë gugule, nëse thotë opozita të mos njohë zgjedhjet, nuk hapen negociatat. Duhet të hiqet bllokimi, Bashë-Berishë-Metë, për të hapur negociatat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb