Presidenti Ilir Meta shkruan në “Facebook” se dibranët janë shembull frymëzues i pasionit për mbrojtjen dhe promobimin e vlerave kulturore kombëtare.

Mes të tjerash, Kreu i Shtetit i shpreh mirënjohje Ansamblit “Kuvendi i Zall Dardhës” për “pasionin, përkushtimin dhe transmetimin brez pas brezi të vlerave folklorike të një treve me tradita ndër më të shquarat atdhetare”.

Mesazhi i Metës:

Dibra trime dhe e mençur, simboli i qëndresës së shqiptarëve, ka qenë përherë djepi i luftërave patriotike për liri dhe identitet kulturor.
Para Atdheut dhe flamurit kombëtar dibranët kanë qenë krenarë, dhe gjithmonë gati në mbrojtje të tyre.
Zall Dardha është një nga fshatrat e kësaj treve me histori të madhe që gjithashtu ka spikatur edhe si krahinë e artistëve, rapsodëve dhe valltarëve të famshëm, burim i pashtershëm i talenteve të reja.
Artistët e saj ndër vite kanë qenë një shembull i madh frymëzimi, dhe model i pasionit e përkushtimit për transmetimin brez pas brezi të traditave, zakoneve dhe vlerave unike folklorike të kësaj treve atdhetare.
Në mirënjohje të kontributit të dhënë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore kombëtare, pata kënaqësinë të nderoja me tituj të lartë, në vendlindjen e tyre, disa personalitete të shquara të etnografisë, folklorit dhe muzikës popullore shqiptare të Zall Dardhës.

Mesazhi i Metës:

Dibranët janë shembull frymëzues i pasionit për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore kombëtare. Në çdo këngë, elegji dhe rapsodi, në vallet e lojrat e larmishme, në kostumet popullore ku janë hedhur ngjyrat e jetës dhe bukuritë natyrore, në traditat dhe folklorin e kësaj treve gjendet një thesar unik dhe i jashtëzakonshëm kulturor, reflektim i fuqishëm i shpirtit atdhetar dhe artistik i dibranëve.

Mirënjohje Ansamblit “Kuvendi i Zall Dardhës” për pasionin, përkushtimin dhe transmetimin brez pas brezi të vlerave folklorike të një treve me tradita ndër më të shquarat atdhetare.

I kemi borxh Dibrës dhe Shqipërisë, që trashëgiminë e vyer historike e kulturore që na kanë lënë të parët tanë, ta mbrojmë, ta promovojmë dhe ta pasurojmë më tej, në mënyrë që të rinjtë tanë t’i duan rrënjët e tyre, të mos mendojnë braktisjen por të ndërtojnë këtu një të ardhme të sigurtë, krenarë për përkatësinë e tyre si shqiptarë. ??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: