Presidenti i Republikës Ilir Meta në një konferencë të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg foli për rrugën e integrimit të vendit tonë në BE.

Meta tha se ai dhe Stoltenberg diskutuan edhe për faktin se BE nuk hapi negociatat me Shqipërinë, duke përshkruar këtë ngjarje me trishtim. Sipas Metës, Shqipëria duhet të dyfishojë përpjekjet e saj për t‘u integruar në familjen europiane.

“Unë dhe zoti Stoltenberg shprehëm shqetësim për mos-hapjen e negociatave me Shqipërinë nga ana e Këshillit të BE. Por siç e kemi thënë edhe në konferencën e përbashkët me presidentin e Maqedonisë së Veriut, kemi thënë se duhet të shtohen punët për të dërguar Shqipërinë sa më afër BE-së. Unë jam i sigurt se ne do të dyfishojmë përpjekjet për të bërë më shumë me qëllim që të arrijmë diçka më shumë”, tha Meta.

Ndërsa, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s jens Stoltenberg tha se stërvitjet ushtarake që bëhen në kufijtë e Europës duhen parë me kujdes e për to duhet të ketë transparencë.

“Ne duhet të shtojmë përpjekjet që të ketë më shumë stërvitje të përbashkëta me vendet e Europës. E rëndësishme është që kur të shohim stërvitje ushtarake në kufijtë tanë, të ketë transparencë. Shohim edhe sesi realizohen stërvitjet ushtarake”, deklaroi Stoltenberg.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb