Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi nga Durrësi se ky qytet në zgjedhjet e fundit është bërë presion nga grupet mafioze.

Sipas Metës, Durrësin duan ta mbajnë nën pushtetin e frikës dhe të drogës, ndërsa theksoi se ky qytet është viktima e dytë e korrupsionit dhe betonizimit pas Tiranës.

“Në zgjedhjet e fundit, Durrësi përjetoi si rrallë zona të tjera në Shqipëri, si Elbasani ndoshta, një presion të jashtëzakonshme të mafies qeveritare dhe të gjitha grupeve të tjera mafioze, të cilat duan ta mbajnë Shqipërinë, por sidomos Durrësin nën pushtetin e tyre të frikësimit, të korrupsionit, të drogës, të gjithë jemi dëshmitarë të importit të suksesshëm të bananeve. Durrësi që është viktima më e dytë më e madhe e korrupsionit, e betonizimit, e pastrimit të parave, pas Tiranës, ka shumë arsye, jo vetëm për të reaguar dhe zgjuar qytetarinë, për të ruajtur intensitetin, për të mbrojtur komunitetin familjen dhe vlerat e saj, por edhe të ardhmen, sepse është një qytet që ka vuajtur”, pohoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb