Është mbyllur pas më shumë se dy orësh Komisioni Hetimor Parlamentar, ku Presidenti Ilir Meta u përball me pyetjet e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës për dekretin e tij që shfuqizoi 30 qershorin si datë të zgjedhjeve vendore.

Komisioni është mbyllur me batuta, teksa presidenti Meta ftoi për një kafe në Presidencë deputetin socialist, Bashkim Fino, duke i thënë se jo vetëm që nuk ka asgjë personale me të, por e ka dhe të preferuar.

“Faleminderit që me rikthyet në këtë institucion shumë të dashur. Lidhur me këtë çështje nuk kam nevojë për dëshmitar, veprimet e mia kanë qenë publike dhe dëshmitarë kanë qenë gjithë qytetarët. Ftoj sa më shpejt Finon në Presidencë, për nja kafe me presidentin, sepse jo vetëm nuk kam asgjë personale, por është i preferuar”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb