E ka nisur me një ndjesë për vonesën Kreu i shtetit,Ilir Meta konferencën për mediat ku sikundër u shpreh do të denoncojë provat e reja për grushtin e shtetit që po përgatitet në vend me ligjin për betimin e gjyqtarëve.

Meta tha se zhvilloi një takim me ambasadoren e re të Kanadasë në vendin tonë, të cilën e ka informuar për situatën e demokracisë në vend, ndërsa nuk la pa shigjetuar kolegët e saj, të akredituar më parë në vendin tonë.

“Isha në një takim me ambasadoren e Kanadasë,e cila ishte e interesuar për demokracinë në Shqipëri. Jam i lumtur që e nis bisedën me demokracinë. Koha vajti më gjatë se duke folur për ‘role of laë’, dhe zonja nuk po kuptonte dot gjë, dhe i thash të takoj gazetarët se ka kolegë të tjerë që kanë vite këtu  dhe sduan të kuptojnë” u shpreh Meta, ndërsa theksoi se Kanadaja është një partner i rëndësishëm për Shqipërinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb