Presidenti shqiptar, Ilir Meta, dhe ai kosovar, Hashim Thaçi, kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 10-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Japonisë, i organizuar sot në Tokio.

Duke publikuar foto nga ceremonia, Presidenti Meta shkruan në “Facebook” se ka një mbështetje të jashtëzakonshme të Japonisë për Kosovën, që nga kriza humanitare e dy dekadave më parë deri më tani.

“Kënaqësi të merrja pjesë sot, së bashku me Presidentin Hashim Thaçi, në një event shumë të rëndësishëm në Tokio, në ceremoninë e organizuar me rastin e 10-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Japonisë.

Mbështetja e jashtëzakonshme e Japonisë për Kosovën, që nga kriza humanitare e dy dekadave më parë e deri më tani, është një vlerë e shtuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë. ??????”, shkruan Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb