Presidenti Ilir Meta ka folur me tone të ashpra ndaj opozitës, teksa ka dhënë dy arsyet kryesore, pse është shumë i pakënaqur me të.

Kreu i Shtetit ka kritikuar ashpër opozitën për lënien në bllok të mandateve, duke e cilësuar këtë një ide shumë të gabuar.

Më tej, Meta tha në “Syri.net” se opozita nuk e ka dëgjuar as për Reformën në Drejtësi, pasi sipas tij, duhet të kishte dalë me një platformë.

“Opozita po të më kishte dëgjuar mua, do ishte shumë më mirë për të, po ashtu edhe Rama. Jam shumë i pakënaqur me opozitën, e para për lënien e mandateve. E kam paralajmëruar se kjo është një ide shumë e gabuar, pasi nuk do të zgjidhë asgjë, përkundrazi pala tjetër do ta shfrytëzojë këtë. Së dyti, iu kam thënë se duke bërë një veprim të tillë do ngeli dikush pa gjumë në Shqipëri. As do shqetësohen fare.

Veprimi i opozitës ishte shumë i paprecedentë. Opozita s’më ka dëgjuar edhe për Reformën në Drejtësi. Jemi këtu ku jemi, për shkak të zbatimit të njëanshëm të zbatimit të saj. Opozita duhet të kishte dalë prej kohësh me një platformë të saj për këtë reformë. Ajo që i kam kërkuar prej dy vitesh është se opozita duhet të ketë një platformë”, tha Meta.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: