TIRANE– Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka zhvilluar ditën e sotme një drekë pune me ambasadoren e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin. Në këtë takim që vjen një ditë pas miratimit të 6 ligjeve të reformës në drejtësi në seancën e djeshme plenare, sërish tema e bisedimeve ka qenë rreth ecurisë së këtij procesi.

Mësohet se një tjetër pikë e rëndësishme e bisedës gjatë kësaj dreke pune, ka qenë edhe reforma zgjedhore.

Një ditë më parë në seancë plenare u votua me konsensus ligji i SPAK, por fill pas këtij hapi, opozita u largua nga salla e Kuvendit duke mos votuar 5 ligjet e tjera të paketës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb