TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka firmosur dekretin për shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm. Ky dekret sjell dhe largimin zyrtar të Xhafajt nga dikasteri i Brendshëm.

Burime për “BalkanWeb” pohuan se Meta ende nuk e ka firmosur dekretimin e Sandër Lleshit si pasues i Xhafajt në Ministrinë e Brendshme.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot dorëheqjen e Xhafajt nga detyra e tij si Ministër i Brendshëm, njëkohësisht me lajmin e emërimit në këtë post të Sandër Lleshit.

Sipas Kushtetutës, Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të kryeministrit, brenda 7 ditëve. Më tej dekreti i Presidentit, shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb