Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar sërish videon ku në qendër të saj janë akuzat ndaj kreut të KED-së Ardian Dvorani, duke e cilësuar si përgjegjësin kryesor për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kreu shtetit këtë herë ka zgjedhur që videon ta publikojë në anglisht, ndërsa nënvizon faktin se “Mbrojtja e Integritetit të Gjykatës Kushtetuese, DETYRË MBI DETYRAT!”.

Në spot thuhet se arsyeja e mosngritjes është bllokimi i funksionimit të KED për dy vite, me synim që në krye të saj të ishte Ardian Dvorani. Ky i fundit akuzohet nga presidenca për mungesë transparence, qëllimi i së cilës ishte manipulimit të procesit.

“Të dashur miq,
Me kërkesën tuaj po e publikoj dhe në anglisht spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.
Mbrojtja e Integritetit të Gjykatës Kushtetuese, DETYRË MBI DETYRAT!”, shkruan Meta.

Sipas Presidencës më 8 tetor Dvorani i dërgoi me iniciativë personale listat e dy vakancave të tij njëherazi, për që është e ndaluar përzgjedhje të menjëhershme të dy anëtareve nga Presidenti. Kjo pasi për secilën vakancë afati emërimit për do përzgjedhje është 30 ditë. Debatet në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese bënë që presidenti Meta të kallëzonte në prokurori kreun e KED, ndërsa ky i fundit u thirr nga organi i akuzës për t’u marrë në pyetje. Më herët në prokurori u thirr Meta dhe dje Dvorani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb