TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të dalë sërish para mediave sot për të nxjerrë fakte konkrete siç shprehet si për patronazhistët.

Meta fton veçanërisht sipërmarrësit shqiptarë ta ndjekin, pasi faktet që do të publikojë kanë lidhje me ta. Por ftesa e Presidentit vlen për të gjithë qytetarët shqiptarë.

MESAZHI I PRESIDENTIT META
I ftoj të gjithë sipërmarrësit shqiptarë të më ndjekin, sot në ora 17:15, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, për të denoncuar fakte konkrete se si patronazhistët e “Rilindjes” survejojnë biznesmenët dhe kur konstatojnë se kanë mendimin e tyre, mbyten me gjoba të paligjshme me qëllim që t’i nënshtrohen Bandës në pushtet.
I ftoj të gjithë gazetarët e pakapur ta ndjekin me vëmendje këtë konferencë të jashtëzakonshme!
I ftoj të gjithë kandidatët e opozitës në tërësi dhe të LSI-së në veçanti të na ndjekin!
I ftoj SPAK-un dhe të gjithë njerëzit e Drejtësisë të na ndjekin!
E ftoj Avokaten e Popullit, Misionin e Vëzhgimit të OSBE-ODIHR dhe Organizatat e pakapura të Shoqërisë Civile, që merren me zgjedhjet të na ndjekin!
I FTOJ TË GJITHË QYTETARËT E REPUBLIKË, TË CILËT DUAN TË JETOJNË TË LIRË NË ATDHEUN TONË TË NDJEKIN LIVE KËTË KONFERENCË TË JASHTËZAKONSHME! ??

Meta Fb
Meta Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb