TIRANË

Presidenti i Republikës ka ftuar të gjithë shqiptarët të mbrojmë e promovojmë Alpet dhe malet e Shqipërisë. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Maleve, Meta publikon një foto të bërë në Alpet shqiptare ndërsa shkruan se Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë një mrekulli apo një “diamant” i Europës.

“E “‘stolisur’ me Alpe dhe male nga më të bukurit në botë dhe me një natyrë të mahnitshme, Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë një mrekulli apo një ‘diamant’ i Europës, siç e cilësojnë dy video-blogerët e famshëm Alyne e Nuseir Yassin. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve, i ftoj të gjithë të mbrojmë e promovojmë Alpet e malet tona, që kanë një pasuri e potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit, për të rritur mirëqenien e banorëve të këtyre zonave dhe për të ardhmen e shëndetshme të fëmijëve e të gjithë qytetarëve”, shkruan Kreu i Shtetit.

Meta Alpet (2)
Meta Alpet (2)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb