Presidenti Ilir Meta i ka akorduar titullin e lartë “Kalorës të Urdhrit të Flamuri”, poetit Llambi Kota.

Meta e cilëson poetin si një njeri që spikati në Kongresin e Manastirit dhe njësimin e alfabetit.

Sipas kreut të Shtetit, personazhe të tilla, duhet të meritojnë mirënjohje të përjetshme dhe nderim të thellë.

Postimi i Ilir Metës:

Liria dhe Pavarësia e Shqipërisë nuk janë dhuruar, por janë arritur falë veprimtarisë së palodhur patriotike, atdhedashurisë dhe sakrificës sublime, të shumë bijve e bijave të këtij vendi, të cilët meritojnë mirënjohje të përjetshme dhe nderimin tonë më të thellë.
Një prej tyre është atdhetari i paharruar, veprimtari i Rilindjes Kombëtare, Llambi Kota, me një kontribut të çmuar për çështjen shqiptare, kryesisht gjatë viteve 1908 -1923.

Veçanërisht ai spikati me mbështetjen e Kongresit të Manastirit, për njehsimin e Alfabetit si dhe për mbrojtjen e gjuhës shqipe nën moton: ‘Një komb, një alfabet’, duke punuar për fuqizimin e ndjenjës së shqiptarizmit mbi gjithçka, pa dallim feje apo bindjesh.

Për gjithë këtë kontribut të tij të vyer dhe të paharruar, pata kënaqësinë t’i akordoj këtij patrioti të ndritur, Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: