SHBA

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka marrë pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga DASH në SHBA për mbrojtjen e lirive fetare ku ka theksuar se Shqipëria do të jetë shembull i harmonisë ndërfetare.

Meta shton se përmes Deklaratës së Parimeve u forcua angazhimi për mbrojtjen e avancimit e lirisë së desimit, si një e drejtë themelore e njeriut .

STATUSI I ILIR METËS

I nderuar të merrja pjesë në darkën zyrtare të organizuar në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare.

Unë konfirmova në fjalën time se Shqipëria do vazhdojë të jetë shembull i harmonisë ndërfetare dhe një mbështetëse aktive e Aleancës.

Së bashku me SHBA dhe partnerët tanë, përmes Deklaratës së Parimeve, forcuam angazhimin e përbashkët për mbrojtjen dhe avancimin e lirisë së besimit, si një e drejtë themelore e njeriut dhe për të kundërshtuar çdo forme dhune e shkelje të saj, kudo që të shfaqet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb