Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Lajmin e ka konfirmuar vetë ambasadorja Yuri Kim për “News24”, teksa ka thënë se ka zhvilluar një takim dy-orësh me ministren Gjonaj.

Ndër të tjera, kryediplomatja amerikane ka pohuar se e kishte nxitur ministren Gjonaj të vazhdonte të njëjtin kurs të Reformës në Drejtësi.

Kujtojmë që ministrja Etilda Gjonaj ka qenë në fokus të sulmeve të Presidentit Ilir Meta, i cili ka kërkuar edhe dorëheqjen e ministres, duke e akuzuar se ka shpërdoruar detyrën, sa i takon procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb