Presidenti i Republikës Ilir Meta, i është përgjigjur kyredemokratit Lulzim Basha, në lidhje me debatin për marrëveshjen me Greqinë për detin.

Sipas kreut të shtetit, është e pavërtetë se ai ka dërguar asokohe në diskutimet për marrëveshjen një ekspert të tijin.

“Basha gënjen hapur se unë i kam dërguar një espert me Ramën për Marrëveshjen me Greqinë. Në atë kohë unë kam patur raporte me Ramën. Ramën mund t’ja ketë dërguar ekspertin, por unë jo. Pse unë i thashë Bashës, shmang kryeministrin dhe Presidentin?

Basha gënjen dhe nëse pranon që Rama i ka çuar ekspert, kjo është çështje e tyre. Është fakt që në raport me marrëveshjen me Greqinë, Basha ka bërë dopio lojë, e flet për kulturën e vjetër të linçimit: Shenjë dëshpërimi për të justifikuar trillimet e Berishës”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb