Presidenti Ilir Meta nuk iu përgjigj interesit të gazetarëve nëse do ta dekretojë ligjin për përgjime nga policia pa autorizimin e prokurorisë, si dhe për akuzat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama për lobim me serbët, duke u shprehur se “Presidenti ushtron me përgjegjësi maksimale detyrën e tij.

Do të jetë këtu në çdo javë për të njohur me veprimtarinë e tij për cështje që gjykoj se opinion meriton vlerësimin e presidentit”.

Më tej, Kreu i Shtetit u pyet nga gazetari i “News24”, Ergys Gjençaj, për deklaratën e tij të bërë gjatë dekorimit të heroit Vasil Laçi se ‘vendi duhet çliruar nga tirania dhe diktatura’, nëse mendon se vendi është në tirani dhe diktaturë dhe a do ishte ai ilaçi për ta çliruar? Në përgjigje të tij, Meta u shpreh se ai është në krye të detyrës dhe uron më të mirën për të gjitha zhvillimet në vend. Mes të tjerash, ai shtoi se gjithçka që varet nga ai, është e pakthyeshme.

“Nuk jam këtu për t’iu përgjigjur komenteve tuaja. Mesazhet e mia kanë qenë të qarta. Unë kam përzgjedhur dy figura, që i konsideroj të jashtëzakonshme në historinë e Shqipërisë për të vlerësuar. Janë dy figura që i takojnë historisë kombëtare, Mujo Ulqinaku dhe Vasil Laçi. Këto aludimet e tjera janë një çështje e juaja. Unë si president jam në krye të detyrës dhe uroj më të mirën pr të gjitha zhvillimet në vend. Ajo që varet nga unë është e pakthyeshme. Kjy institucion do të jetë deri më 2022 në mbrojtje të Kushtetutës. Kjo është e padiskutueshme”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: