TIRANE-Ditëlindja e Monika Kryemadhit filloi sapo akrepi u fut në ditën e saj, 9 prill. Teksa ajo po ndiqte në “Opinion” Silva Cakën, deputeten simpatike të LSI-së, dhjetëra të rinj të LRI-së u mblodhën poshtë shtëpisë së Monikës duke thërritur emrin e saj. Me tullumbace, fotografi dhe lule në duar, ata i kërkonin Monës që t’u bashkohej atyre.

“Ti je kështjella jonë.” Ky ishte vlerësimi i veçantë i rinisë, ndërkohë që, sigurisht që Monika është emocionuar teksa shihte nga lart, të rinj që i dhuronin dashuri. Këta të fundit i organizuan edhe një festë në një lokal pranë shtëpisë së saj. Kështu nisi 41- vjetori i Monikës, teksa në mëngjes u ftua për kafe nga prezantuesi Ardit Gjebrea si dhe Altin Buli, kompozitor. Mesazhe pa fund në celular nga deputetë të të gjitha forcave politike, buqeta lulesh shumëngjyrëshe, surpriza edhe nga të rinjtë e Lezhës, telefonata pa fund deri nga shoqet e vjetra, ato të 8- vjeçares…

Edi Rama me Lindën zgjodhën Lulen e Parajsës për Monika Kryemadhin, ndërsa Ilir Meta ia prishi planet shoqërisë së deputetes. Këta të fundit i kishin organizuar në mbrëmje një festë tjetër surprizë, por edhe Ilirit i takonte ta kishte një ditë vetëm për vete. Kështu, ai mori bashkëshorten dhe të dy e kaluan në intimitet mbrëmjen në shtëpinë e tyre në Lalëz, pa fëmijë, pa festa, pa zhurmë, pa shoqëri… Kjo, me sa duket, ishte edhe dhurata e tij për Monën, dhuratë e cila, nga angazhimet e shumta që kanë të dy, angazhime të cilat ua kufizojnë kohën e qëndrimit bashkë, merr edhe më shumë vlerë.

(a.n/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: