Presidenti Ilir Meta i ka uruar 92-vjetorin e lindjes Kardinalit të dytë të Kishës katolike shqiptare, Dom Ernest Simon Troshanit.

Meta e cilëson Dom Ernest Simon Troshanin si një martit të gjallë të Kishës dhe simbol të përkushimit ndaj Hyjit. Sipas Presidentit, ai i dëshmoi shqiptarëve ferrin nga kaloi si mësues i përvuajtur i çdo gjeneratë për të mbrojtus gjithmonë të drejtat, lirinë dhe dinjitetin njerëzor.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë i përcjell urimet më të përzemërta Kardinalit.

 

STATUSI NGA ILIR META

Sot, në 92-vjetorin e Tij të lindjes, duke falenderuar Zotin, dhe lutur për shëndet të plotë e jetë sa më të gjatë, i përcjell urimet më të përzemërta Kardinalit tonë të dashur, Ernest Simoni Troshani.

Martir i gjallë i Kishës, simbol i përkushtimit ndaj Hyjit, vlerave e idealit kombëtar, me një kalvar vuajtjesh, persekutimesh e burgjesh komuniste mbi supe, Ai na dëshmoi ferrin nga kaloi si mësues i përvuajtur i çdo gjenerate për të qenë gjithmonë të vëmendshëm në mbrojtje të lirisë, të drejtave e dinjitetit njerëzor.

Zoti e bekoftë Kardinalin tonë të dashur dhe veprën e Tij të përjetshme frymëzuese! ??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb