Në Vlorë, Presidenti i vendit Ilir Meta ka gjetur rastin të takojë nga afër e t’i urojë ditëlindjen edhe legjendës vlonjate të sportit të peshëngritjes, Myslym Myslimit.

Meta shprehet përmes një statusi në Facebook se ai ka gdhendur me punën, talentin dhe karakterin e tij një personalitet, që të imponon respekt dhe nderim gjithmonë.

STATUSI I PLOTE
I lumtur t’i uroja sot 60-vjetorin e lindjes, legjendës vlonjate të sportit të peshëngritjes, Myslym Myslimi.
Mbi 10 herë kampion i vendit me fanelën e Flamurtarit dhe të Partizanit, rekordmen dhe titullar i ekipit kombëtar, ai ka gdhendur me punën, talentin dhe karakterin e tij një personalitet, që të imponon respekt dhe nderim gjithmonë, duke treguar njëkohësisht se është një qytetar shembullor, familjar dhe prind i shkëlqyer. Kënaqësi të ndaja disa momente edhe me familjen e tij të mrekullueshme.
EDHE 100 KAMPION! ?

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb