Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thënë qartë dhe prerë se do bëjë gjithçka për të parandaluar ndryshimet e njëanshme kushtetuese.

Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, Meta deklaroi se një akt i tillë nuk do njihet nga Presidenti i Republikës.

“Do ushtroj të gjitha funksionet e mia kushtetuese për të parandaluar një veprim të tillë të paprecedentë në 3 dekada pluralizëm. Një akt i tillë nuk do të njihet nga presidenti i Republikës”, theksoi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb