Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, i ftuar në emisionin Open në News 24 foli edhe për koalicionin që mund të krijojë Partia Demokratike gjatë zgjedhjeve.

Noka tha se PD do të jetë në koalicion shumë të madh opozitar. Ai shtoi se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kërkuar që të jetë në listën e hapur.

Flamur Noka: PD do jetë në një koalicion tepër të madh opozitar. Jemi me PL, me Demokristianët, me FRD, me Legalitetin, me Republikanen, PBDNJ. Më 2023 kemi hyrë vetëm me dy parti në koalicion. Dera jonë është e hapur për çdo parti që ndihet opozitare. Meta kërkon të jetë në listën e hapur. PL dhe të gjithë opozitarët do ta gjejnë veten në koalicionin e PD-së.

Ata që bëjnë opozitë të opozitës janë me qeverinë. Partia e Bashës është Kapllan-parti. Jemi 16 parti në frontin e opozitës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: