KOSOVË- Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë publicitetin më të mirë të mundshëm bukurive të natyrës së Kosovës, nga bjeshkët e Rugovës deri tek ato të Prevallës.

Ndonëse është Kreu i Shtetit shqiptar, duket se Meta ndihet optimist për të arritur maja edhe më të larta siç thotë ai në një mesazh 30 sekonda të postuar në profilin e tij zyrtar në “Facebook” ku ndodhet në mbi 2200 metra lartësi.

“Të dashur miq ju përshëndes këtu nga maja e Oshlakut, 2217 metra mbi nivelin e deti në bjeshkët përrallore të Prevallës.
Ndaj do doja tju ftoja të gjithë t’i vizitoni këto bjeshkë të jashtëzakonshme, mjaft oskigjenuese, mjaft frymëzuese, mjaft të shëndetshme dhe njëkohësisht që të bëjnë më optimist për të arritur maja më të larta”, shprehet Meta nga bjeshkët e Prevallës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: