Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ngritur sërish shqetësimin për shqiptarët e karantinuar që vijnë nga jashtë shtetit duke bërë thirrje për masa më të plota.

Meta tha se në këtë drejtim ka pasur vështirësi prandaj dhe shpreson që të ketë masa më të mira. Ndërkohë Meta ka bërë me dije se Konvaleshenca e Durrësit ka kushte optimale dhe ja lë në dorë Ministrisë së Shëndetësisë të vendosë kush do të karantinohet aty.

”Shteti shqiptar duhet t’i mbahet detyrimeve të shtetasve që duan të kthehen. Kemi pasur disa vështirësi në këtë drejtim. Qeveria ka marrë disa masa ku besoj se duhet të marrë dhe më shumë për të garantuar karantinimin në mjediset që do të vlerësohet, kjo dhe në varrësi të rrethanave gjeografike, nga vijnë apo paraqiten në kufirin, për në Republikën e Shqipërisë. Duhet bërë edhe më shumë, shpresoj në ditët në vijim të merren masa më të plotë. Nuk mund të them ku të vendosen por kushtet në Konvaleshencë janë optimale. Kush trajtohet atje.”- tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb