TIRANE

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë për ndjekësit në rrjetet sociale, një pjesë të shkurtër të fjalës së tij në Samitin e Liderëve të Brdo Brijunit që po mbahet në Tiranë.

“Vendet tona kanë ende shumë për të mësuar nga themeluesit e Bashkimit Europian dhe filozofia e këtij projekti historik, mbi çfarë mund të konsiderohen ide pionere, nxitëse të një epoke të re të bashkëjetesës në rajonin tonë. #BBPTirana “-shkruan Meta në një postim në facebook, ndërsa shton se Samiti i Brdo-Brijuni në Tiranë përkon me Ditën e Evropës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: