TIRANE– Analistë dhe gazetarë, pjesë e panelit të emisionit ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në “News 24” kanë diskutuar mbi opsionin se sa shans ka Ilir Meta të jetë kryeministër pas zgjedhjeve të 18 qershorit.

Gazetari Ylli Rakipi pohoi se kreu i LSI-së, Ilir Meta është i vetmi politikan që s’i bën ‘gropën Shqipërisë’. Në të njëjtën linjë ka qëndruar dhe analisti Ilir Kulla, i cili e etiketoi Metën si ‘njeri racional’.

“Po të më pyesin mua se kë do zgjidhje mes të treve (Ramës, Metës, Bashës), do zgjidhja Metën, pasi është një shqiptar që s’ta bën gropën. S’të hedh në greminë”, tha Rakipi, raporton ‘BalkanWeb’.

DISKUTIMI
Ylli Rakipi:
Rama nuk ka asnjë dëshirë që Meta të bëhet kryeministër. Më ka ndodhur të pyes njerëz të rëndësishëm si Koço Kokëdhima që nëse do ishin dakord që për të ndenjur në pushtet, të bëhej Meta kryeministër, dhe ai tha ‘Po, se kemi problem’. S’kemi mënyrë për të zgjidhur krizën.

Arian Çani: Ata që shohin tani kanë të drejtën që të informohen. Deri kur do të presim kur Meta do hyjë vetëm në zgjedhje apo koalicion. Cila është data limit. Ilir do na e thuash datën?

Ilir Kulla: 18 prilli. Nëse partitë e opozitës nuk janë regjistruar në zgjedhje, zgjedhje nuk ka. Por Meta nuk bën destabilizim. Shkon apo jo në koalicion? Meta nuk shkon për lëmoshë.

Robert Rakipllari: 40 për qind të pushtetit e ka..

Ilir Kulla: Pse i ka dhënë lëmoshë? Ajo (LSI) siguroi shumë vota. Kjo është ‘tredhje intelektuale’ dhe t’i thuash që ‘e gjithë ambicia jote do jetë në varësi të këtij tjetrit’, po çfarë do ti thotë elektoralit ai? Shoh që Meta ka qenë racional.

Ylli Rakipi: Janë të gjitha mundësitë dhe ndodh një gjë e tillë. Kjo opozitë vepron në mënyrë të dobët. Aksioni politik i opozitës është i tillë që edhe një foshnjë di të dalloj që kryetari i opozitës është jashtë vendit dhe shkon e thotë: ‘Takova administratën e Trump’. Por administrata nis që nga roja. Po të më pyesin mua se kë do zgjidhje, do thoja Meten, pasi është një shqiptar që s’ta bën gropën. S’të hedh në greminë.

Ilir Kulla: Në 4 qarqe LSI do dalë forca e parë. Në Gjirokastër do dalë e para.

Ylli Rakipi: Ky është një koalicion PS-LSI, pavarësisht se ka pasur efiçensë. Ky është një koalicion që ka pasur rivalizim mes PS dhe LSI, nuk janë sjellë si partnerë, por si konkurrent të fortë. Ato duhet të shkojnë në këto kushte në zgjedhje dhe të vendosë elektorati se kush është më i fortë.
Ilir Kulla: Shkojmë me të dyja variantet, Nëse LSI në koalicionin e përbashkët del forcë e parë? Ky është problemi. Përfshi dhe mua para ca kohësh, që PS s’do e humbasë kurrë hambarin e saj, sot…(e ndërpresin)
Arian Cani:
Në politikë fiton më i forti. Por as Rama s’do pranojë Metën, pasi ai është një njeri ambicioz. Është makineri e frikshme qe se ndal dot njeri. Unë e njoh mirë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb