Presidenti Ilir Meta teksa ka kthyer sërish në Kuvend ligjin për l nr. 74/2020 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, të ndryshuar”, në arsyetimet e tij thekson se favorizohen drejtuesit, që janë përfshirë në veprimtari.

Sipas kreut të shtetit, shfuqizim i afatit të vettingut në ligj, pa përcaktuar një të ri brenda të cilit duhet të përmbyllet vlerësimi kalimtar për kategorinë e drejtuesve të lartë në Policinë e Shtetit, në Gardën e Republikës dhe të punonjësve në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, përveçse nuk është në përputhje me qëllimin e vetë ligjit që u miratua si nevojë e një reforme prioritare në Policinë e Shtetit, “ngjan më shumë me një “favor” që u bëhet këtyre drejtuesve, për të mos kaluar procesin e vetting- ut në këto momente, duke i kthyer ata automatikisht, të varur nga ky vullnet politik sot, dhe në shërbim të presionit politik nesër”.

Ndër të tjera në arsyet që ka nënvizuar Meta me rëndësi, parashtrohet se “Me ndryshimet ligjore që u bënë në vitin 2019 dhe ndryshimet që tentohen të realizohen me ligjin nr. 74/2020 të kthyer për rishqyrtim, jo vetëm që shtyhet procesi i rivlerësimit të trupës drejtuese, por edhe vetting-u i efektivëve të policisë tashmë i lihet në dorë një pjesë të vogël personash brenda Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, që ka kaluar vetting-un.”. Sipas Metës, kjo rrit edhe më shumë kontrollin politik të Ministrit të Brendshëm mbi këtë proces.

“Veçanërisht kur vendi pritet t’iu nënshtrohet edhe zgjedhjeve të përgjithshme, forcimi i këtij presioni përmes vlerësimit kalimtar (vetting-ut), bëhet akoma më i dëmshëm për garantimin e paanësisë së forcave policore e për pasojë, tepër shqetësues.”

Veçanërisht kur vendi pritet t’iu nënshtrohet edhe zgjedhjeve të përgjithshme, forcimi i këtij presioni përmes vlerësimit kalimtar (vetting-ut), bëhet akoma më i dëmshëm për garantimin e paanësisë së forcave policore e për pasojë, tepër shqetësues.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: