Ditën e sotme në seancën e fundit plenare për këtë vit është miratuar me 76 vota pro dhe 13 kundër ligji për buxhetin e vitit 2021.

Po ashtu parlamenti ka rrëzuar dekretet e presidentit Meta i cili  ktheu projektligjin për ‘Bashkëqeverisjen’ e ‘Buxhetin 2022’. Kuvendi miratoi edhe ligjin ‘Fëmijët nën përkujdesjen e republikës’, për jetimët e të rënëve në krye të detyrës.

Ligjet e miratuara:

Kuvendi miraton me 90 vota pro, Aktin normativ për buxhetin e shtetit për vitin 2021

Kuvendi miraton me 83 vota pro, 1 kundër p/ligjin “Për statusin ‘Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

Kuvendi miraton me 75 vota pro, 11 kundër dhe 1 abstenim ndryshimet në ligjin “Për investimet strategjike”

Kuvendi rrëzon me 14 vota pro, 76 kundër dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e ligjit “Për Bashkëqeverisjen”

Kuvendi rrëzon me 14 vota pro, 76 kundër dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e buxhetit për vitin 2022

Kuvendi rrëzon me 14 vota pro, 76 kundër dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e ligjit “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”

Kuvendi rrëzon me 14 vota pro, 76 kundër dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e ligjit “Për taksat kombëtare”

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: