TIRANË

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar menjëherë pas kthimit për rishqyrtim në Kuvend nga ana e Presidentit Meta, të ligjit për Policinë e Shtetit.

Përmes një postimi në facebook, Balla shkruan se Presidenti i Republikes kthen ditën ligjin për Policinë e Shtetit, ndërsa Ilir Meta takohet natën me ish-shefa policie që i quante të kanabizuar.

“Presidenti i Republikes kthen ditën ligjin për Policinë e Shtetit, ndërsa Ilir Meta takohet natën me ish-shefa policie që i quante të kanabizuar! Ndërsa mes ditës dhe natës, shkel ligjin për festa kolektive, duke u treguar shqiptarëve se sa serioz është kur flet për Kushtetutë e për ligj.”

Presidenti Meta ktheu sot për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Policinë e Shtetit. Ndër argumentat kryesorë ligjorë që renditi Kreu i Shtetit në dekretin e tij është se nëpërmjet këtij ligji krijohet shteg për gjurimimin dhe survejimin e qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb