Sot është ditëlindja e ish-presidentit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë pas komplikacioneve që i solli COVID-19.

Ka qenë ish-presidenti Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, ai që ka kujtuar Nishanin që sot do të mbushte 56 vjeç.

MESAZHI I METES
Sot më 29 Shtator, përkujtojmë ditën e lindjes së Presidentit Bujar Nishani.
Do të donim shumë që këtë 56-vjetor të lindjes ta festonim së bashku me Presidentin, mungesa e të cilit ka lënë një boshllëk të madh tek familjarët, të afërmit, miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët.
Presidentin Nishani do ta kujtojmë gjithmonë për patriotizmin, integritetin, urtësinë dhe mençurinë, vlera të cilat ai i shfaqi çdo ditë në detyrën e Kryetarit të Shtetit, por edhe në çdo detyrë tjetër dhe angazhim politik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb