Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar sot revoltën e Spaçit. Në një reagim në ‘Facebook’ Meta thekson se kjo revoltë është simbol i shpirtit të pamposhtur, guximit njerëzor dhe sakrificës më sublime në mbrojtje.

Mes të tjerash ai tha se “kurrë më shqiptarët nuk do të pranojnë rikthim në diktaturë! Liria fitohet, nuk dhurohet!”.

REAGIMI I METËS
Sot është një ditë kujtese, nderimi por edhe reflektimi!
Revolta e Spaçit, 50 vite më parë, është shenjuar në memorien kombëtare si simbol i shpirtit të pamposhtur, guximit njerëzor dhe sakrificës më sublime në mbrojtje të lirisë, demokracisë, shtetit ligjor dhe dinjitetit njerëzor.
Akti vetëmohues i zemërluanëve martirë të Spaçit që thyen mitin e paprekshmërisë së regjimit ishte shkreptima që ndriçoi në errësirën e kohës egërsinë e shtetit totalitar dhe që frymëzon në çdo epokë përpjekjet dhe qëndresën për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë!
Kurrë më shqiptarët nuk do të pranojnë rikthim në diktaturë! Liria fitohet, nuk dhurohet! ✌???

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb