Presidenti Ilir Meta publikon një pjesë të deklaratës së mbajtur një ditë më parë në konferencë, prej ku akuzoi qeverinë dhe Kuvendin për një tentativë grushti shteti ndaj tij, teksa theksoi se ka kallëzuar penalisht Kuvendin për falsifikim, lidhur me procedurën për shkarkimin e tij.

Në një video-mesazhin e publikuar sot, Kreu i Shtetit thekson mes të tjerash se “Ky akt falsifikimi, kjo procedurë mafioze, nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për të finalizuar një GRUSHT SHTETI KUNDËR KREUT TË SHTETIT”.

Mesazhi i videos së Presidentit Meta:

Ky krim, ky falsifikim, tregon shumë qartë jo vetëm se si ka funksionuar Kuvendi njëpartiak para 25 Prillit, por edhe dramën se si po funksionon edhe ky Kuvend me opozitë.
Ky akt falsifikimi, kjo procedurë mafioze, nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për të finalizuar një GRUSHT SHTETI KUNDËR KREUT TË SHTETIT.
Çfarë mund të thuash për letrat që kërkojnë banorët e 5 Majit?
Çfarë garancie kemi ne, si qytetarë të Republikës, që ligjet që votohen në Kuvend, zbardhen besnikërisht?
Çfarë garancie kemi ne, që pronat, hipotekat dhe çdo gjë që u takon qytetarëve shqiptarë nuk falsifikohen?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb