Teksa ecën me të rinjtë e Kombinatit rrugës, presidenti Meta dërgoi një mesazh të rëndësishëm për klasën politike në vend. Meta shprehet se më datë 25 prill, Shqipëria do jetë e shqiptarëve dhe kurrë e oligarkëve dhe e mafies ndërkombëtare.

“25 prill – Shqipëria e shqiptarëve dhe KURRË e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare”, shkruan Meta, pak minuta pasi ambasada e SHBA-ve solli deklaratën e sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken, ku shpallte mes 12 kampionëve të luftës kundër korrupsionit dhe ish-kreun e KED, gjyqtarin shqiptar Ardian Dvorani.

Ky i fundit i paditur nga Presidenti Meta në SPAK pas përplasjes së fortë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë që “përplasjet” në distancë kanë nisur prek pak ditësh sërish mes Kreu i Shtetit dhe kryeministrit Rama. Presidenti i Republikës Ilir Meta dje i është përgjigjur nga Vlora kryeministrit Edi Rama, atje ku tha se do jetë sa herë të përmendet nga Vlora. Herë me ironi e herë drejtpërdrejt, Meta ka dhënë përgjigjen për ato që i quajti shpifje se “Presidenti shkon natën në Vlorë për LSI”.

Kreu i Shtetit deklaroi se gënjeshtra është shndërruar në sistem në vendin tonë dhe aq më shumë në Vlorë dhe duhet ta marrë përgjigjen ballore. Ai e cilësoi ‘fushatë mashtrimi e orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë, që të përjetësojë një sistem të gënjeshtërt në Vlorë dhe Shqipëri’.

“Rama zhvilloi fushatë mashtrimi orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë, që të përjetësojë një sistem të gënjeshtërt në Vlorë dhe Shqipëri. Dua t’i them atij dhe gjithë të tjerët që sa herë të më përmend nga Vlora, përgjigjen do vij dhe t’ia jap këtu. E meriton Vlora të mos jetojë më me gënjeshtra, por me dinjitetin që i takon, e meriton Selenica që mos të mashtrohet më. E kanë kërkuar ata presidentin dhe presidenti ka përmbushur detyrën e tij”, deklaroi ndër të tjera Meta

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb