TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta mbështet thirrjen e kreut të KQZ Ilirjan Celibashi për partitë që të dorëzojnë brenda 8 marsit listat e kandidatëve dhe dokumentacionin e kërkuar.

Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se më shumë parti, zgjedhje të ndryshme për qytetarët e kandidatë me integritet të lartë moral, do të thotë më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike në zgjedhjet e 25 prillit.

“Mbështes plotësisht thirrjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi, drejtuar partive politike, për të dorëzuar brenda afateve listat e kandidatëve.
Sa më shumë parti, sa më shumë zgjedhje të ndryshme për qytetarët, sa më shumë kandidatë me integritet të lartë moral e qytetar dhe të pakapur nga dekriminalizimi, do të thotë më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike në referendumin e 25 prillit për të ardhmen europiane të Shqipërisë. ??”, shkruan Meta.

Meta Fb
Meta Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb