KALABRI

Presidenti Republikës, Ilir Meta në kuadër të vitit “Mbarëkombëtar të Skënderbeut” vijon të mbajë takime të rëndësishme me përfaqësues të Arbëreshëve në Kalabri.

Së bashku me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, kreu i shtetit shqiptar theksoi kontributin e dhënë nga Arbëreshët si për Italinë ashtu edhe ndaj Shqipërisë.  Gjithashtu presidenti Meta solli në kujtesë kontributin dhe ndihmën e madhe që dha heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në mbrojtje të krishtërimit.

“Jemi pikërisht këtu në gjurmët e Jorenim De Rada. Popujt tanë nuk i bashkon vetëm deti, por edhe historia. Kemi një moment kulmor të marrëdhënieve tona. Heroi ynë kombëtar për vite me radhë jo vetëm mbrojti lirinë tonë, por u bë mburojë e krishterimit dhe qytetërimit.  Fatkeqësisht me vdekjen e tij, pushtimi osman solli edhe lëvizjen e Arbëreshëve drejt Italisë. Për fatin e tyre të mirë i mirëpriti një vend tjetër i cili i lejoi  të krijonin  fshatrat e tyre dhe komunitetin arbëresh. Një fakt kuptimplotë është edhe kontributi i arbëreshëve për të krijuar një Itali të pandashme”, theksoi Meta.

Meta mes tjerash përshëndeti kontributin e arbëreshëve në ruajtjen e identitetit të tyre, duke përfshirë gjuhën e Skënderbeut, e cila është folur 6 shekuj më parë dhe me dinakëri vijon sot e kësaj dite.

“Në këtë institucion u edukua dhe më pas dha mësim Jorenim De Rada, por më pas edhe Luigj Gurakuqi. Ndërkohë që luftonin për bashkimin e kombit të dytë të Italisë, ata mendonin edhe për kombin shqiptar. Patriotët arbëreshë kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për figurën e Skënderbeut. Kur u larguan nga atdheu arbëreshët morën në shpirtin e tyre edhe Skënderbeun. Skënderbeu na bashkon ne shqiptarëve kudo në botë, prandaj jemi mirënjohës të gjithë vëllezërve dhe motrave tona, pasi arbëreshët kanë ruajtur gjuhën  e Skënderbeut, e cila është folur para 600 vitesh”, tha Meta.

Në fjalën e Metës nuk kishte se si të mungonte edhe falënderimi për shtetin italian, i cili e pranoi dhe e integroi plotësisht komitetin shqiptar të arbëreshëve.

“Një falënderim të madh dhe të përzemërt ia kemi Italisë për kontributin dhe ndihmën që ka dhënë për arbëreshët dhe shqiptarët”, shtoi kreu i shtetit shqiptar.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb