Presidenti Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Itali, ku ka zhvilluar një takim edhe me shumë pjesëtarë të komunitetit arbëresh. Ka qenë vetë Presidenti ai që ka ndarë detaje nga vizita ndërsa shkruan se rigjallërimi i gjuhës arbëreshe mund të bëhet vetëm përmes shkollës dhe krijimit të një sistemi edukativ festiv.

Kreu i Shtetit ndër të tjera vë në dukje se duhet punuar më shumë për të gjallëruar kulturën arbëreshe  në  sa më shumë aktivitete të përbashkëta.

“Rigjallërimi i gjuhës arbëreshe mund të bëhet vetëm nëpërmjet shkollës dhe krijimit të një sistemi edukimi efektiv.
Duhet të punojmë të gjithë së bashku për të gjallëruar kulturën arbëreshe me sa më shumë aktivitete të përbashkëta kulturore midis shtetit amë, Shqipërisë, komunitetit arbëresh dhe komunitetit më të vonë shqiptar në Itali?? e kudo në botë. Kjo do të ndihmonte shumë në përhapjen e gjerë dhe njohjen e kësaj pasurie të jashtëzakonshme tek brezat tanë të rinj”, shkruan Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb