TIRANE

Presidenti Ilir Meta në vigjilje të ndërrimit të viteve, ka zgjedhur që në këtë ditë të urojë nga afër mjeshtrin e futbollit Fatmir Frashëri.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta i uroi Frashërit jetë të gjatë, ndërsa shpresoi që viti i ri të sjellë rezultate më të mira për sportin shqiptar.

“I privilegjuar t’i uroja Vitin e Ri mjeshtrit të madh të futbollit kryeqytetas dhe atij kombëtar, Fatmir Frashërit! Jetë të gjatë e shëndet kampionit të trefishtë tiranas si lojtar, trajner dhe president dinjitoz i klubit Tirana! Uruam që Viti i Ri të sjellë rezultate më të mira për sportin tonë.??”, shkruan Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb