Presidenti i Republikës, Ilir Meta u ndal sot në Universitetin e Sporteve të Tiranës, ku së bashku me një grup studentësh e pedagogë, mori pjesë në seancën e dhurimit të gjakut, në kuadër të nismës së ndërmarrë prej Tij, në bashkëpunim me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”.

Meta shprehu mirënjohjen për të rinjtë e angazhuar vullnetarisht për të dhënë kontributin e tyre humanist për këtë kauzë fisnike, duke e vlerësuar aktin e tyre si ndjenjë të lartë përgjegjshmërie shoqërore.

“Mirënjohje dhe një falenderim të veçantë për futbollistin e shquar, Andi Lila dhe Sindikatën e Futbollistëve të Shqipërisë⚽, që u bënë promotorët e një seance dhurimi gjaku nga dhjetra të rinj e të reja të Universitetit të Sporteve të Tiranës.
Shoqëria jonë ka nevojë të nxisë vullnetarizmin në kauzën e dhurimit të gjakut dhe për kauza të tjera sociale.
Të rinjtë janë ata që mund të bëjnë ndryshim të madh, me energjinë dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.??”- shkruan Meta ne një postim në facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb