Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ishte sot pjesë e ceremonisë solemne për 111-vjetorin e Kongresit të Dibrës, në Dibër të Madhe, kongres i cili ishte pikënisje e kryengritjeve mbarë kombëtare për liri dhe pavarësi.

Përmes një statusi në Facebook, Meta shprehet i lumtur që është sot pranë motrave e vëllezërve të dashur të Dibrës së Madhe të Kastriotëve, Iljaz Pashë Dibrës e shumë patriotëve e intelektualëve të tjerë

Gjatë qëndrimit të tij në Dibër të Madhe, Presidenti Meta pritet të takohet dhe me krerë të Institucioneve të larta Qendrore e Vendore të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues të partive politike shqiptare.

STATUSI I METES
Shumë i lumtur të jem sot pranë motrave e vëllezërve të dashur të Dibrës së Madhe të Kastriotëve, Iljaz Pashë Dibrës, Josif Bagerit, Dom Nikoll Kaçorrit, Vehbi Dibrës e shumë patriotëve e intelektualëve të tjerë, për të kremtuar së bashku 111-vjetorin e Kongresit të Dibrës. ??

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: