Presidenti i Republikës Ilir Meta, me anë të një statusi në “Facebook” ka shkruar një mesazh mirënjohje për udhëheqësit fetarë.

Meta shprehet se udhëheqësit fetarë edukojnë rininë me dashuri për atdheun dhe apelojnë që të ndërtojnë për të ardhmen këtu.

  • foto galeri

“U jemi mirënjohës udhëheqësve fetarë, që edukojnë të rinjtë me dashurinë për atdheun dhe apelojnë për të ndërtuar të ardhmen këtu”, shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale.

Kreu i shtetit gjithashtu mori sot pjesë në 100-vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Parë Bektashian.

“Edhe pas 30 viteve nga rënia e regjimit ende jo vetëm besimi bektashian, por edhe të tjerë kanë pengesa për të funksionuar në mënyrë më efikase pranë besimtarëve të tyre. Është koha që shteti dhe të gjitha institucionet të zbatojnë të drejtat kushtetuese të besimeve duke filluar nga kthimi i pronave dhe duke vazhduar me mbështetjen që ato meritojnë”, tha Meta më herët.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb