Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ngushëlloi përmes një mesazhi, ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W Bush, për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij.

Mesazhi i Presidentit Meta
I nderuar Zoti President,

Ndarja nga jeta e bashkëshortes suaj të dashur, Barbara, më hidhëroi shumë.
Ju shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera e të sinqerta dhe në këto momente hidhërimi, lutem së bashku me ju dhe familjarët tuaj që e ndjera bashkëshortja juaj Barbara të gjejë prehjen e amëshuar.
Unë dhe shqiptarët do ta kujtojmë me shumë respekt, bashkëshorten tuaj të nderuar dhe Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila gjithmonë ka qenë krah jush në mbështetjen e kombit shqiptar.

Barbara Bush, është gruaja e presidentit të 41 të SHBA-ve, njohur si Bushi i parë. Barbara Bush ishte Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga vitit 1989 deri në 1999

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: