Analisti Ervis Iljazaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24, duke folur për deklaratat e presidentit Ilir Meta, deklaroi se presidenti thjesht po mbrohet, pas sulmeve politike të maxhorancës, e cila do që ta shkarkojë.

“Në fazën tranzitore të reformës në drejtësi nuk mund të zbatohet dot Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Kjo po ndodh për shkak se vetë reforma krijon këto mekanizma. Pyetja që duhet të ngrihet është kjo? E ka kapur qeveria reformën në drejtësi? Presidenti Meta akuzon publikisht se maxhoranca ka kapur reformën. Meta po mbrohet politikisht.

Ka një vendim politik për të shkarkuar kreun e shtetit. Meta thjesht po mbrohet. Pra, ka vendim politik nga maxhoranca për ta shkarkuar presidentin. Ilir Meta po mbrohet. Lufta është politike.  Në mungesë të arbitrit, Ilir Meta po bën veprime të pastra politike”, tha Iljazaj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb