acebook dhe Instagram do të lejojnë përkohësisht thirrjet për dhunë ndaj rusëve

Platforma  Meta do të lejoje përdoruesit e Facebook dhe Instagram në disa vende të bëjnë thirrje për dhunë kundër rusëve dhe ushtarëve rusë në kontekstin e pushtimit të Ukrainës, sipas emaileve të brendshme të parë nga agjencia e lajmeve Reuters, në një ndryshim të përkohshëm në politikën e saj të gjuhës së urrejtjes.

Kompania e mediave sociale po lejon gjithashtu përkohësisht postimet që bëjnë thirrje për vdekje për presidentin rus Vladimir Putin ose presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko në vende përfshirë Rusinë, Ukrainën dhe Poloninë, sipas një sërë emailesh të brendshme drejtuar moderatorëve të përmbajtjes së saj.

Meta nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb