TIRANË

Presidenti Ilir Meta ka reguar përmes një postimi në facebook lidhur me 30 vjetorin e rithemelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

“Nderim klerikëve për edukimin me vlerat e vërteta të islamit” shkruan ndër të tjera Meta.

Postimi i plotë:

Sot, në 30-vjetorin e rithemelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, shpreh nderimet e mia më të larta dhe falenderimet më të sinqerta për të gjithë drejtuesit e nderuar fetarë të këtij Komuniteti, ndër vite, për qëndrimin e palëkundur në shërbim të çështjes shqiptare dhe kontributin e vyer për edukimin e besimtarëve tanë me vlerat e vërteta të islamit, në funksion të paqes, progresit shoqëror, harmonisë e tolerancës ndërfetare, që e kanë kthyer kombit tonë në shembull për mbarë njerëzimin.

Një homazh për Hafiz Sabri Koçin dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij, të cilët me shumë sakrifica ringritën nga hiri institucionet e kultit, pas dekadash terrori.
U bashkohem lutjeve tuaja në këtë ditë të shënuar, që mirësitë e Zotit të bekojnë dhe begatojnë besimtarët dhe çdo familje shqiptare!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: